Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan rreth prioriteteve të Ministrisë.

Ambasadori italian, Nicola Orlando, ka uruar ministren Haxhiu për detyrën e saj, me ç’rast i ka ofruar mbështetjen e ambasadës italiane drejt forcimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës si angazhim i pa kompromis i Ministres, respektivisht Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Në komunikatën nga Ministria e Drejtësisë, thuhet se të dy palët shprehën përgëzime për aksionin e fundit të përbashkët, kundër krimit të organizuar. Në këtë takim mes Haxhiut dhe ambasadorit Oralndo u theksua gatishmëria për bashkëpunim edhe në të ardhmen, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në sferat në të cilat kërkohet bashkëveprim i ndërsjellë./TV Malisheva

Share.