Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.

Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, Lluka falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.

“Dua të shfrytëzoj rastin që t’ju falënderoj dhe t’ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, tha Lluka.

Ai gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit Trepça të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.

Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk jetojnë më.

“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të ’70-ta, ’80-ta dhe ’90-ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës” tha Lluka.

Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:

1. Luljeta Pula Beqiri

2. Ekrem Beqiri

3. Minir Dushi

4. Veli Deva

5. Xhelal Orana

6. Reshat Abrashi

7. Jakup Nushi

8. Nuhi Preteni

9. Aziz Abrashi

10. Burhan Kavaja

11. Ibush Jonuzi

12. Vahdet Pruthi

13. Hashim Këpuska

14. Shyqeri Kelemendi

15. Sefedin Kastrati

16. Bajram Shabani

17. Dukaxhin Shala

18. Hamid Nuredini

19. Shaip Latifi

20. Shkelzen Domi

21. Nazmi Mikolovci

22. Avni Dushi

23. Fatmir Rizvanolli

24. Engjull Mazreku

25. Unberto Bytyqi

26. Naip Zeka

27. Shefki Isufi

28. Jusuf Vula

Share.