Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te parku i Lirisë në Ferizaj, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të komunikacionit për arsye të zhvillimit të punimeve-faza e tretë, përkatësisht asfaltimi i tyre: asfaltimi i shtresës së tretë të rrethrrotullimit dhe shiritave me katër korsi.

Ndërprerja dy ditore e qarkullimit të automjeteve, do të bëhet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

“Kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve, dhe i ftojmë që të qarkullojnë përmes rrugëve tjera të qytetit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.