Analisti politik, Imer Mushkolaj,  ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Kurti në lidhje me Oliver Ivanoviq, raporton TV Malisheva.

Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti.

“Ai ka qenë shef i paramilitarëve të “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë”, shkroi Mushkolaj.

Shkrimi i plotë:

Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portrerizon Albin Kurti.

Ai ka qenë shef i paramilitarëve të “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. Po, ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel.

 

 

LEXO EDHE:

 

Kurti përkujton Ivanoviqin përmes videos: Më vjen keq që autorët ende s’janë nxjerrë para drejtësisë

 

Abazi për postimin e Kurtit: Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit?

 

“Lavdet” për Ivanoviqin, Deliu i reagon Kurtit: Nuk e di a ka fyerje më të madhe për viktimat

Share.