Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19.
Ndërkohë që është publikuar video e momentit kur ka shpërthyer zjarri.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen persona duke u larguar, pak para se zjarri të shpërthente.
Në video shihen edhe njerëzit duke dalë nga dritarja për të shpëtuar nga zjarri.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie për nder të viktimave. Paraprakisht edhe Këshilli Komunal i Tetovës ka shpallur tri ditë zie në këtë qytet, ndërsa do të ndihmojë financiarisht të gjitha familjet e viktimave për të mbuluar shpenzimet e varrimit. /TV Malisheva