Katër persona janë shoqëruar në stacion policor mbrëmë, pasi policia gjeti te ta substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, gjatë kontrollit në hyrje të festivalit “Sunny Hill”.
Rasti i parë u shënua rreth orës 20:00, ku tek i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Kosovës u gjet 1.4 gram marihuanë.
I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, u lirua.
“Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta të fundit bëjnë të ditur se një nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
/TV Malisheva