Gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Kështu kanë njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.

“Gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë. Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s“, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /TV Malisheva

Share.