Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshimet fillojnë nga dita e enjte.

Sipas institutit, sot do të mbaj mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Vikendi parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. /Telegrafi/

/TV Malisheva

Share.