Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2– 4 gradë Celsius.

Sipas ecurive sinoptike, deri në javën e tretë të muajit parashihet të ketë temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas javës së dytë, kur fillon stina e dimrit, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në aspektin e rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

Share.