Gjatë së premtes në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Sipas IHMK do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 me/s.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK. /TV Malisheva

Share.