Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot relativisht i qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 17 dhe 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

/TV Malisheva

Share.