Bytyçi ka bërë një llogaritje të produkteve kryesore që i duhen një fëmije, dhe sipas tij më mirë do të ishte ulja e këtyre çmimeve sesa dhënia e 10 eurove për një fëmijë nën moshën 16 vjeç, siç deklaroi sot Qeveria.
“Ndoshta më mirë mos mi rrit çmimet për këto produkte bazike se sa me mi dhanë 10 euro vitra”, ka shkruar Bytyçi ndër të tjerash në Facebook. /TV Malisheva
Ky është reagimi i tij i plotë:
1 kg qumsht artificial ne 2019 ka qene 16 euro tash eshte 18 euro, nje pako pampersa qe blehen masivisht te lire e kam fjalen ne Kosove ka qene 4.3 euro ne vitin 2019 tash eshte 4.99 euro.
Ndoshta me mire mos me ni rrit çmimet per keto produkte bazike se sa me ni dhane 10 euro vitra
10 eurot e djalit tem per 6 muajt e pare ja fali Hekuran Muratit, le ti haje sandwich te Soma.
Kujtojmë, që Ministri i Financave, Hekuran Murati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, tha se me vendim të kësaj Ministrie, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.
Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro./gazetametro.net