Në kuadër të përcjelljes së situatës së krijuar me koronavirusin dhe pas shpalljes së pandemisë nga OBSH-ja, është krijuar panik te qytetarët dhe si pasojë kërkesat për furnizime me miell dhe gjëra ushqimore janë rritur.
Lidhur me këtë situatë, mullinjtë në Malishevë, bëjnë të ditur se ka miell të mjaftueshëm.
Për këtë qëllim, sot në orët e vona të pasdites, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, i kanë vizituar mullinjtë, nga të cilët janë informuar me plotësimin e kërkesave të qytetarëve për furnizim me miell.
Sipas pronarëve të mullinjve, ka grurë dhe miell të mjaftueshëm, por rritja enorme e kërkesës iu sjellë probleme, pasi nuk mund të bluajnë grurin më shumë se kapacitetet që kanë mullinjtë për bluarje.
Ata kanë thënë se kanë sasi të mjaftueshme të grurit dhe janë duke punuar me kapacitete të sh tuara, si rezultat e kërkesave të mëdha.
Po ashtu, ata janë deklaruar se sasia është mjaftueshme dhe nuk ka vend për shqetësim.
/TV MALISHEVA/