Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka deklaruar se si komision i kanë propozuar Kuvendit të Kosovës që të miratojë në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2019
Ai tha se komisioni ka vlerësuar se Projektligji i përmbushë kriteret e parapara me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Edhe në emër të grupit parlamentar të LVV-së, Murtari ka thënë se e mbështesin projektligjin e propozuar nga qeveria e Kosovës.
Murati: Të miratohet në parim projektligji mbi ndarjet buxhetore
“Të miratohet në parim Projektligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Si arsyetim e kemi që në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të rregullores së Kuvendit para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhje plenare, Komisioni funksional shqyrton projektligjin n ë parim dhe i Kuvendit i paraqet raport me rekomandime. Komisioni pas shqyrtimit në parim të projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2020 vlerësoi se projektligji i përmbushë kushtet e parapara me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim”, tha ai.
Murtari, në emër të grupit parlamentar të LVV-së ka thënë se e mbështesin dhe se ky projektligj duhet të miratohet.
Murati: Është një buxhet i përgatitur në mënyrë solide
“Duke pasur parasysh sfidat kohore që kanë qenë konsiderojmë që është një buxhet i përgatitur në mënyrë solide, e sidomos duke e marrë parasysh edhe stafin profesional që ka punuar në të. Të hyrat paraqesin një rritje prej 7 përqind krahasuar me vitin e kaluar, gjë që nënkupton dhe shpresojmë se do të kemi të hyra më tepër sesa rritja e GDP-së, kjo nënkupton edhe luftim të evazionit fiskal. Në anën tje tër duke pasur parasysh edhe sfidat që kanë qenë me shpenzimet që kanë qenë të para alokuara kryesisht që përbëjnë 1.6 miliardë euro që kanë qenë të para dedikuara, përfshirë pagat, mallrat, shërbimet si dhe transferet shuma që ka mbetur e alokuar për shpenzimet kapitale po ashtu ka qenë e kufizuar, duke marrë parasysh që një numër i madh i projekteve kanë qenë të dedikuara”, tha ai, raporton TV Malisheva