Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se situata me koronavirusin duhet të menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
Mustafa tha se, sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës pareshtur të komunikojnë mes veti si Presidenti, Parlamenti, Qeveria. Ai tha nuk duhet humbur kohë.
“Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt. Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, shkroi Mustafa.
Kreu i LDK-së theksoi se ajo që po vërehet është se deri sot virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, ndërsa në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj du het të sillet nën kontroll.