Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur kundër masave të ndërmarra nga Qeveria Kurti për vendosjen e ndalimit të qarkullimit për qytetarët dhe automjetet nga nesër, duke thënë se një gjë të tillë mund ta marrë vetëm Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave.
“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria, ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana”, shkruan Mustafa në Facebook.
Ai i bën thirrje Qeverisë Kurti ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës./TV MALISHEVA/