Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar sot se tashmë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është përgjegjësi e udhëheqësve të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa: Mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit
“Këto janë vendime politike që janë marrë në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit”, tha ai.
Kujtojmë se LDK të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë