Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e trupave nga Kosova.

Ai ka pranuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ndodhen nën një fazë kritike.

I pari i LDK-së ka bërë të ditur se ndodhet në kontakte me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

“E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me të, të informohet për takimin e fundit të presidentit Thaçi dhe Vuçiq në Uashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së”, shkruan Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.
S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qar të për heqjen e pakusht të tarifës, ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.
Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM

Share.