Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka komentuar sot statistikat e publikuara nga raporti i UNPD lidhur me kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e institucioneve të vendit. Ambasadorit gjerman në Kosovës, Christian Heldt, të shtunën ka këshilluar që të lexohen statistikat e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së. Ai ka thënë se statistikat flasin vet. Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë “se si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë”. “U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet. Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët. Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre. Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime! Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Share.