Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka njoftuar se e ka përfunduar misionin e tij diplomatik, shkruan TV Malisheva.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se aty ku e nisi edhe e përfundoi misionin e tij, para shtatores së komnadantit Adem Jashari.
Hasani ka shkruar se për 22 muaj shërbim në Tiranë, është munduar t’i dalë në ndihmë qytetarëve dhe se ka prezantuar Kosovën në misionet diplomatike. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Atdheu duhet pa kushte, Bac.
Adem nga ky shesh këtu, misionin diplomatik në Shqipëri e fillova dhe nga këtu, sot e përfundova.
Për 22 muaj që shërbeva këtu në Tiranë, së bashku me Fatmiren e kolekët në mision diplomatik, me aq sa kam ditur, jem munduar t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë andej e këndej atdheut tonë.
Kam prezentuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi e luftës sonë dhe mbështetjes së tyre.
Bac, atdheu duhet pa kushte nga vuajtjet shekullore
bashkë Kosovën e bëmë shtet.

