Ish-pjesëtari i UÇK-së Nehat Shala nga Kishnareka ka ndërruar sot jetë pas një sulmi në zemër.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Nehat Shala ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.

“Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve! I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën”, shkruan Lladrovci./TV MALISHEVA/

Share.