Komuna e Ferizajt ka ndërmarrë masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Përveç dezinfektimit të shpeshtë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, sot gjatë ditës në Ferizaj u krye edhe dezinfektimi i ndërtesave komunale, Palestrës Sportive dhe Stadiumit të Qytetit, njofton Komuna e Ferizajt.

Në Kosovë janë regjistruar nëntë raste me koronavirus, prej tyre katër të reja sot./TV MALISHEVA/

Share.