Një person është gjetur i vdekur në fshatin Muqiverc të Kamenicës.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rastin e ka paraqitur bashkëshorti i viktimës, i cili e ka gjetur pa shenja jete në një objekt afër shtëpisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./TV Malisheva

Share.