Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë dy muajsh në Klinë kishte mbet pa shenja jete.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën. Policia nuk ka dhënë detaje, veçse thonë se vdekjen e fëmijës dy muajsh e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Klinë 13.11.2020-11:00. Është raportuar se viktima fëmiu dy muajsh mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte mbete pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./TV Malisheva

Share.