Hoteli i Ronaldos në Lisbonë ka mohuar që është shndërruar në një vend për të ndihmuar të sëmurët.

Lajmet që raportonin se hoteli i Cristiano Ronaldo ishte i gatshëm të shndërrohej në spital për të ndihmuar të prekurit me koronavirus nuk janë të vërteta, shkruan Goal

Marca pretendoi se ish-ylli i Real Madrid ishte gati që një nga dy hotelet e tij të shndërronte në spital për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar mbi 160,000 njerëz në të gjithë globin dhe tani ka vrarë mbi 6.000 persona.

Stafi në hotelin e Ronaldos në Lisbonë, megjithatë, thonë se nuk dinë asgjë për planet për ta transformuar hotelin në spital.

“Ne jemi hotel. Ne nuk do të jemi spital. Është një ditë si gjithë të tjerët, ne jemi dhe do të mbetet një hotel. Ne po telefonohemi nga shtypi. Ju uroj një ditë të mbarË”, tha një zëdhënës i institucionit për RTL Nieuws.

Share.