Coronavirusi që po qarkullon në Shqipëri është kthyer në shqetësues tek foshnjet e vogla, që mesa duket nuk kanë përfituar mbrojtje nga nëna, e cila është vaksinuar apo mund të jetë prekur më parë nga COVID-19.

Në Shërbimin Infektiv në Pediatri ka fluks fëmijësh të prekur nga virozat, por edhe nga Coronavirusi.

“Kemi shtim të numrit të virozave respiratore tek fëmijët, ende vazhdojnë ato gastrointensinale. Më shumë dhe më pak, në varësi të javëve kemi edhe raste me Covid që vazhdojnë të kenë komplikacione, sidomos respiratore, të cilët detyrohemi ti hospitalizojmë”, u shpreh Xhorxhina Kuli, shefe e Shërbimit Infektiv në Pediatri.

E pyetur nëse ka më shumë raste të shtruara tek fëmijët, Kuli  tha se aktualisht janë 7 raste të shtruara dhe po mbahet në aktivitet një pavion të caktuar me shtretër për fëmijët që vijnë gjatë fundjavës, raporton tch.

/TV Malisheva

Share.