Autoritetet e Turqisë raportuan sot edhe për 75 raste të reja në 24 orët e fundit, duke ngritur kështu bilancin e përgjithshëm në 649.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka bërë të ditur në Twitter, se numri i të infektuarve të ri është 3.148, duke ngritur totalin në 30.217, transmeton KosovaPress.
Sipas tij, 21.400 persona janë testuar për COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit