25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arrestua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë.

Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën.

Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.

Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë. /TV Malisheva

Share.