Nëntë persona kanë pësuar lëndime këtë të mërkurë, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat si dhe dëshmitë”, ka shtuar Gashi.

Në fund, ai ka njoftuar se janë identifikuar tre të dyshuar dhe të njëjtit janë në kërkim policor.

/TV Malisheva

Share.