Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar në mbledhjen e fundit tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind.

Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër (e shtunë) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Megjithatë, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Zejnullahu pas mbledhjes së djeshme nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kWh (kilovati) energji në tarifën e lartë dhe të ulët.

Ai ka thënë se i përket secilës kategori do të publikohen në vazhdim në ueb faqen e ZRrE-së.

Deri në publikimin e lajmit, ende nuk është publikuar vendimi.

Konsumatorët që konsumojnë 300 kWh rritja do të jetë 2.88 euro, prej 450 kWh fatura mujore do të rritet 4.18 euro. Ata që konsumojnë 600 kWh do të paguajnë 5.49 euro më shumë, ndërsa konsumatorët që harxhojnë deri 800 kWh rritja e faturës do të jetë 7.23 euro. Për konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh do të paguajnë 10. 51 euro më shumë dhe ata që harxhojnë 1200 kWh kanë me paguar 13.8 euro më tepër.

Rritjen e tarifave, Fejzullahu e ka arsyetuar për shmangie të reduktimeve të energjisë elektrike.

Ngritja e tarifave për 15.4 për qind do të jetë për gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Partitë opozitare, komuniteti i biznesit dhe BSPK kanë reaguar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

/TV Malisheva

Share.