Golden Eagle Ylli nesër do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, përcjellë TV Malisheva.

Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

/TV Malisheva

Share.