Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Këtë po e bënë, nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.

Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit Klan Kosova seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma, do të drejtohet nga Avdullah Hoti, i afërt me kryetarin Mustafa, pasi për një kohë kishte qenë ndihmës i tij, si në Universitetin e Prishtinës, më pas në Komunë të Prishtinës, e edhe në qeverinë e Kosovës.

Share.