Ushqimi themelor për të cilin ka nevojë çdo familje është qumështi, i cili lidhet me një numër dyshimesh si p.sh. çfarë arome ka qumështi në të vërtetë dhe nëse ka erë të mirë ndonjëherë

Sidoqoftë, dilema që mbizotëron është pothuajse gjithmonë se a mund ta ngrijmë qumështin dhe ta konsumojmë më vonë?

Ndonjëherë ndodh që ta teprojmë me blerjen e qumështit, kështu që do të jetë ideale ta ngrijmë atë. Mirëpo, a mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt?

Gjykuar sipas konkluzioneve Dairy Council of Northern Ireland (DCNI), është e mundshme, por nevojiten masa të caktuara kujdesi.

Është shumë me rëndësi të mbani në mend që qumështi mund të ngrihet vetëm nëse është ende brenda afatit të përdorimit.

Në qoftë se e keni hapur ambalazhin e qumështit dhe kanë kaluar disa ditë, mos e ngrini.

Qumështi nuk bën të ngrihet në shishe, sepse qumështi zgjerohet dhe shishja mund të pëlcasë. Ndërkaq, qumështi kur është i ngrirë, ndryshon ngjyrën në të verdhë, andaj mos u frikësoni dhe mos e hidhni gjithë shishen.

Po ashtu, qumështi shumë i yndyrshëm nuk do të ngrihet mirë, sepse ka sasi më të lartë yndyre, ndërkaq yndyra kërkon temperaturë më të ulët seç mund të arrijnë frigoriferët tipikë. /TV Malisheva

Share.