Shkruan: Emira Selimi

Fatin e fëmijëve tentuan ta shndërrojnë në biznes, më pas duke sulmuar kryetarin e komunës Ridvan Ibrahimin tentuan të tregojnë forcë dhe autoritet mbi Haraçinë, por dështuan.  Haraçina është një komunë me mbi dy mijë nxënës,  numër impozantë për çdo qytet. Jo rastësisht kryetari i tashëm i kësaj komune po e hap edhe një shkollë të radhës të quajtur “Abdyl Frashëri”.

Nxënësit e kësaj komune janë shumë të suksesshëm edhe në shkolla të mesme, por edhe në Universitete! Jo rastësisht Haraçina ka numër shumë të lartë të intelektualëve në qytetin e Shkupit. Duke arritur pozita të larta në institucionet e rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Haraçina është një komunë e banuar vetëm me shqiptarë, por me këta banorë dhe me këta fëmijë dikush po dëshiron të bëje tregti.

Një grup kriminelësh nga Haraçina kërcënuan kryetarin e komunës së Haraçines Ridvan Ibrahimin, që ta shkarkoj drejtorin e tashëm  të shkollës, për ta vendosur në krye të shkollës një njeri me shkollë të mesme, por që edhe sipas banorëve të Haraçines ai njeri është pastrues kanalizimesh.

Ky grup kriminelësh po dëshirojnë  që fatin e mbi dy mijë nxënësve ta vënë në duart e një pastruesi kanalizimesh! Për interesa personale për ta vjedhur shkollën, siç kanë vepruar me pushtetet e kaluara në Haraçinë. Në momentin kur kryetari refuzoi këtë kërkesë të çmendur por edhe të rrezikshme, ata marrin armatim dhe në orët e hershme të mëngjesit shkojnë dhe sulmojnë kryetarin në komune. Sulmi në fillim ka qenë verbal. Më pas edhe fizik. Personat që kanë sulmuar Ridvan Ibrahimin janë shumë të rrezikshëm pêr banorët e Haraçines. Kanë dosje në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ka ardhur koha që organet kompetente të shtetit ta shpëtojnë Haraçinen. Nuk mundet jeta e 25 mijë banorëve të vazhdojë të mbetet akoma në rrezik.

 

 

Share.