Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.D., shtetas nga Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.

I pandehuri dyshohet se më 01.08.2021, në Ferizaj së bashku me të pandehurin B.M. dhe një të mitur, të cilët janë në arrati, me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F.H., ku pas fjalosjes e godasin në pjesën e pasme të shpinës, si dhe dy herë të tjera në krahun e majtë, e që si pasojë e këtyre goditjeve të njëjtit i shkaktohen lëndime trupore, për çka detyrohet të kërkohet ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku është duke vazhduar trajtimi i të njëjtit.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./TV Malisheva

Share.