Një punëtor i sektorit të ndërtimit ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tregon për KosovaPress se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë policia të cilët po merren rastin.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci. /TV Malisheva

Share.