Copa mishi pule, të njohura si nuggets, janë ushqim i popullarizuar në gjithë botën, posaçërisht te fëmijët dhe popullata e re.

Përbërësit:

– ¾ e filxhanit miell;
– 1 lugë e vogël hudhër pluhur;
– 1 lugë e vogël kripë;
– ¾ e lugës së vogël piper të zi të bluar të freskët;
– 2 vezë;
– 2 filxhanë kinoe të zier;
– 900 g mish të bardhë pule pa lëkurë, të prerë në pjesë;
– salcë nga mustarda dhe mjalti, sipas dëshirës;
– salcë për skarë, sipas dëshirës.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 200 gradë. Mbështilleni tepsinë me letër për pjekje dhe lyeni me vaj.

Në një tepsi të madhësisë mesatare përzieni miellin, hudhrën pluhur, kripën dhe piperin dhe tundni derisa të bashkohen.

Në një tepsi tjetër tundni vezët, ndërsa në të tretën qitni kinoen e zier.

Merrni një copë mish dhe njomeni në përzierjen me miell, pastaj në vezë, ndërsa pasi që teprica të kullohet, rrotullojeni në konoe.

Qiteni në tepsi dhe përsëriteni të njëjtin veprim me pjesët e tjera të mishit.

Piqni mishin derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të piqet tërësisht rreth 12 deri 15 minuta.

Mishin gjysmë të përgatitur rrotullojeni në anën tjetër.

Sipas dëshirës shtoni edhe pak kripë dhe piper dhe shërbejeni me salcat e sipërpërmendura apo bëni ndonjë salcë sipas shijes suaj./TV Malisheva

Share.