Dega e LDK-së, në Malishevë ka lëshuar një reagim në rrjetetsociale, facebook, lidhur me qeverisjen lokale

Postimi i plotë :

Po flitet se Nisma Socialdemokrate do të bëj ndërrimin e disa drejtorëve të Drejtorive Komunale, duke i zëvendësuar me “më të mirë” dhe që do të qeverisin ndryshe tani në fund të mandatit të dytë të keq qeverisjes, Nisma (në të sosur) Socialdemokrate po mendon se të gjitha skandalet që ka pasur gjatë gjithë kohës, 6 vite e më tepër sa edhe udhëheq dhe keqqeverisë në të gjitha digasteret (drejtoritë) në KK Malishevë mund t`i mbuloj me një ndryshim të disa drejtorëve të drejtorive përkatëse 1 vit e gjysëm para zgedhjeve lokale të vitit 2021!

Qytetarëve të Malishevës askush nuk mund t`iu hedhë hi syve me lutje “aman edhe k`si heri”, sepse qe 20 vite qytetarët e Malishevës u ngopën me keq qeverisje, nepotizëm, tenderomani, zhvatje, ryshfet, devijim të projekteve e çka jo tjetër në çdo variant të keq menaxhimit të buxhetit komunal!

Share.