Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës së Afarizmit të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës po mbajnë konferencë.
Gjatë kësaj konference do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.