Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të rregullt sot me ambasadorin amerikan Philip Kosnett kanë biseduar për zhvillimet politike dhe masat kundër koronavirusit, si pasojë e të cilit tashmë janë prekur 20 persona në vendin tonë.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e tanishme politike dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar virusin COVID-19