Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i PDK-sw, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur zhvillimet e fundit në raport me SHBA.

“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, deputeti Krasniqi.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike. “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, ka thënë Osmani./TV MALISHEVA/

Share.