Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Shala dhe bashkëpunëtorët, kanë mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të këtij institucioni.

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit./Tv Malisheva

Share.