Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.
Osmani përmes reagimit në rrjetin social “X” ka shkruar se qëndrojnë me Turqinë, ndërsa policëve të plagosur u ka uruar shërim të shpejtë.
“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.