Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip S. Kosnett.

Ambasadori Kosnett uroi kryetaren Osmani për detyrën e re, duke ofruar përkrahje dhe bashkëpunim.

Në takim me ambasadorin amerikan, kryetarja Osmani diskutoi prioritetet e Kuvendit, rritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit në raport me Qeverinë, avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me opozitën si dhe me të gjithë akterët e tjerë relevantë.

Osmani e vlerësoi si ekzistencial bashkëpunimin dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Share.