Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares kanë ndërtuar bazamentin e shtetit.

Prandaj sipas saj, Kosova ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve.

Këto komente ajo i bëri pas homazheve bashkë edhe me kryeparlamentarin Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”.

Osmani shtoi se vendi duhet që të forcohet e të zhvillohet ashtu siç e kanë ëndërruara dëshmoret, kjo kjo ngase sipas saj, është obligim i të gjithëve.

“Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, prandaj edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht”.

“Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”./TV Malisheva

Share.