Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saja në ditën Ndërkombëtare të Romëve, me fjalët e ish deputetit, Kujtim Paçaku.

Tutje Osmani ka thënë se “deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë ë gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara”, /TV Malisheva

“Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!

(Testament, Kujtim Paçaku)”, ka shkruar Osmani.

Share.