Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, ka thënë se çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet janë duke u dezinfektuar.

Ai theksoi se ato do të jenë të gatshme që të hapen të martën.

“Sot jemi duke i dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet, dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje”.

Këto komente Pacolli i bëri në kuadër të një aktiviteti në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në hapjen e “Javës së Gjelbërt”.

“Sot po e fillojmë Javën e Gjelbër. Kjo është vazhdimësi e aktiviteteve të tjera që të kemi sa më shumë hapësira të gjelbërua dhe do të vazhdojmë punën”.

“Ne do ta shndërrojmë këtë pjesë të kampusit në zonë të gjelbër dhe do të vazhdojmë edhe me vendet e tjera. Jemi në vazhdën e punimit të dezinfektimit të çerdheve ku nesër janë të gatshme”.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, tha se në bashkëpunim edhe me komunën kanë treguar vullnetin për gjelbërimin e kësaj hapësire.

“UP-ja ka një kënaqësi që ta fillojë këtë ditë me aktivitet për gjelbërimin e kampusit ku e tregojmë miqësinë me tokën e cila mbetet e përhershme”.

Share.