Ish nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati për Luftën e UÇK-së, dhe që vazhdimisht po fyhen veteranët e UÇK-së, raporton TV Malisheva.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një invalid të UÇK-së i cili humbi këmbët në luftë, një të moshuar që qëndron pranë katër arkivoleve të djemve të tij që kanë rënë për liri dhe katër invalidë të tjerë që humbën gjymtyrët në luftë.

Pacolli ka thënë se këta heronj nuk mund të fyhen me epitetin e mercenarëve por që mercenarët e sotëm janë ata që tregtuan dje me frikën e tyre dhe sot përpiqen që ta njollosin pjesën më të ndritshme të historisë tonë.

Postimi i plotë:

  1. S’kam këmbë të ecë sepse ia dhashë atdheut për të ecur përpara, desha t’ia jap edhe shpirtin siç e bënë edhe shokët e mi por nuk ishte e shkruar (Shpëtim Agusholli), invalid i UÇK-së
  2. Një i moshuar me plis të bardhë me dhimbje e krenari qëndron para katër djemve të tij, të rënë në luftën për liri kundër pushtuesit.

Me cilin çmim do të paguhej kjo?

  1. Katër prej sa e sa invalidëve tjerë që dhanë gjymtyrët e tyre duke kërkuar lirinë e popullit të vet, qoftë edhe me çmimin e vdekjes.

Vetëm vullneti i madh për të fituar lirinë e popullit dhe vendit të vet, i ka bërë këta djem e vajza të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja.

Këta heronj të kombit, nuk mund të fyhen me epitetetin e mercenarëve, nuk kam hasur diku të lexoj që lira e një populli është fituar me mercenarë.

Mercenarët e sotëm janë ata që tregtuan dje me frikën e tyre, e sot përpiqen që ta njollosin pjesën më të ndritshme të historisë tonë.

/TV Malisheva

Share.