Lajmin  e ka konfirmuar kreu i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija.

17-vjeçari ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, E nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Federata e Futbollit e Kosovës reagoi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të E.

/TV Malisheva

Share.