Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), ka bërë të ditur se pavarësisht shfaqjes së koronavirusit, po vazhdojnë me aktivitetin për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit.
Kjo shoqatë ka thënë se fermerët nuk kanë nevojë për shqetësim lidhur me shitjen e qumështit të tyre.
Kjo është komunikata e plotë:
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), ju informon se edhe në këto rrethana të krijuara nga pandemia e koronavirusit, është duke bërë përpjekje maksimale që grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdojë si rëndom.
Duke marrë parasysh se në disa regjione, grumbullimi i qumështit po hasë në vështirësi të ndryshme, prapë se prapë ne do ta bëjmë të pamundurën që të gjitha aktivitetet tona t’i realizojmë normalisht.
Po ashtu, fermerët nuk kanë arsye për shqetësim, lidhur me shitjen e qumështit të tyre.
Pr andaj konsumatorë të nderuar, ShIQK ju garanton se produktet tona në treg, janë të sigurta dhe iu garantojmë se cilësia dhe sasia e produkteve nuk do të mungojë./TV MALISHEVA/